24.9 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Anketa e RCC-së: 39% e qytetarëve e konsiderojnë Ballkanin Perëndimor një vend të sigurt për të jetuar

- Advertisement -

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi rezultatet e anketës SecuriMeter 2024 e cila ofron një pasqyrë të perceptimit publik mbi sigurinë, qeverisjen dhe besimin në Ballkanin Perëndimor.

Sipas anketës së zhvilluar me 6 mijë persona vetëm 39% e qytetarëve mendojnë se Ballkani Perëndimor është një vend i sigurt për të jetuar, duke theksuar shqetësimet e vazhdueshme për sigurinë.

“Sot nuk po prezantojmë thjesht një raport; po amplifikojmë zërat e mijëra qytetarëve nga Ballkani Perëndimor. Historitë e tyre na kujtojnë se siguria nuk është thjesht një prioritet politik – ajo është një përgjegjësi e përbashkët. Këto gjetje na shtyjnë të veprojmë, jo me hezitim, por me urgjencë dhe vendosmëri”, tha sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, në hapje të ngjarjes.

“Rezultatet gjithashtu nxjerrin në pah shqetësime të rëndësishme të sigurisë me dimension gjinor, me 66% të grave që e identifikojnë dhunën në familje si një kërcënim të rëndësishëm dhe 54% që e shohin ngacmimin seksual si një shqetësim të vërtetë. Sipas statistikave të disponueshme në rajon, mesatarisht një grua vritet çdo javë. “Këto nuk janë thjesht statistika; ato janë thirrje për veprim. Siguria e grave është një themel i çdo shoqërie të sigurt dhe të drejtë,” theksoi ajo.

Të ngjashme

Të fundit