Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e ndjen veten të braktisur nga shteti.
Sadri Lushaj nga Gjakova po kërkon ndihmë nga shteti për të përballuar shpenzimet për trajtimin e plagëve që mori në luftë.
59 vjeçari tha se vetëm një ilaç i kushton 345 euro e që me vite jetesa po i bëhet më e vështirë për shkak së shtylla kurrizore është pothuajse e dëmtuar plotësisht dhe këmbët nuk e mbajnë pa paterica, gjë që ia pamundëson të punojë.