Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka deklaruar se përgjatë dy ditëve të fundit ka pranuar qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese nga Serbia.
E gjithë kjo, nga momenti që thotë se ka sensibilizuar opinionin botëror për veprimin shovinist të ekipit të tyre të futbollit në Botërorin Katari 2022.
Fyerjet drejtuar familjes sime dhe kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë. Demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor”,tha Çeku, transmeton lajmi.net.
Ministri theksoi se reagimet e shumta publike i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbolli të Kosovës drejtuar FIFA-s.
- “Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë është edhe diplomacia qytetare. Reagimet publike të shumë qytetarëve tanë i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar FIFA-s. Besojmë që Serbia do të marr dënimin e merituar për veprimin skandaloz të tyre që e shndërron sportin në mjet të aspiratave pushtuese”.
- https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=619151566672875&id=100057341113775&mibextid=Nif5oz