6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Ankaraja: Biden-Erdogan bisedë telefonike mbi anëtarësimin e Suedisë në NATO

- Advertisement -

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Joe Biden, në të cilën diskutuan mbi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, njoftoi të dielën presidenca turke.

Zoti Erdogan i tha Presidentit Biden se Stokholmi ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur që Ankaraja ta ratifikojë kërkesën për anëtarsim në alenacën ushtarake, duke iu referuar një ligji kundër terrorizmit, por se këta hapa nuk kishin dhënë rezultate pasi mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vazhdojnë të mbajnë demonstrata në Suedi.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë të tipit F-16 dhe statusin e Ukrainës në NATO në bisedën e tyre telefonike, sipas njoftimit të shtypit të presidencës turke./VOA/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit