18.8 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Anglia shkel Serbinë në Beograd, triumf prej 5:0 për fitoren e pestë rresht

- Advertisement -

Ezri Konsa e shënoi golin e tretë në minutën e 52-të, kurse për 4:0 shënoi Marc Guehi në minutën e 75-të.

Fare në fund, në minutën e 90-të, Marcus Rashford realizoi penallti për 5:0.

Anglia ka shkatërruar të martën mbrëma Serbinë në Beograd.

Të përzgjedhurit e Thomas Tuchelit e kanë fituar 5:0 ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026. 

Për Anglinë është fitorja e pestë nga pesë ndeshje të luajtura. Serbia e pësoi humbjen e parë. Ka rënë në vendin e tretë me shtatë pikë nga katër ndeshje. E dyta tani është Shqipëria me tetë pikë nga pesë ndeshje.

Anglezët kanë shkëlqyer para huliganëve serbë në Beograd. Dhe i shënuan plot pesë gola. Harry Kane shënoi në minutën e 33-të, ndërsa për 2:0 realizoi Noni Madueke në minutën e 35-të.

Të ngjashme

Të fundit