Home Sport Anglia publikon listën

Anglia publikon listën

0
Anglia publikon listën

Gareth Southgate ka publikuar listën e 25 futbollistëve për ndeshjet kualifikuese të vlefshme për Euro 2024.

Përzgjedhësi i ‘Tre Luanëve’ ka bërë të ditur pasditen e së mërkurës emrat që do të jenë pjesë e kombëtares për ndeshjen e parë si mysafir i Maltës fillimisht më datën 15 qershor, ndërsa më pas në Manchester luajnë kundër Maqedonisë së Veriut, në “Old Trafford”, 4 ditë më vonë.

Thirrja e parë vjen për për mesfushorin e Crystal Palace, Eberechi Eze, pas paraqitjeve me shqiponjat. Po ashtu, ftesë ka pranuar përsëri kapiteni i Brighton, Lewis Dunk, i cili kishte pranuar ftesë për herë të fundit në vitin 2018.

Lista e plotë:

Portierë: Sam Johnstone (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Arsenal)

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Lewis Dunk (Brighton & Hove Albion), Marc Guehi (Crystal Palace), Harry Maguire (Manchester United), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kieran Trippier (Newcastle United), Kyle Walker (Manchester City)

Mesfushorë: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Eberechi Eze (Crystal Palace), Conor Gallagher (Chelsea), Jordan Henderson (Liverpool), Kalvin Phillips (Manchester City), Declan Rice (West Ham United)

Sulmues: Phil Foden (Manchester City), Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Tottenham Hotspur), James Maddison (Leicester City),  Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Callum Wilson (Newcastle United)

Exit mobile version