Kombëtarja e Anglisë nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Ukraina.
“Tre Luanët” edhe pse dominuan shumicën e kohës, s’arritën më shumë se një barazim me rezultat 1:1.
Ukraina kaloi në epërsi përmes mbrojtësit të Arsenalit Oleskandr Zinchenko që realizoi nga afërsia pas një asistimi të Konoplyas (26’).
Mirëpo, Harry Kane dhuroi një asistim maestral për Kyle Walker, i cili me një goditje të saktë barazoi rezultatin në përfundimin e pjesës së parë (41’).
Anglia kishte edhe raste tjera shënimi për ta përmbysur rezultatin, siç ishte ai i Bukayo Sakas, që goditi traversën mirëpo iu mungoi konkretizimi.
Me këtë fitore, Anglia mbetet lider me 13 pikë pas pesë xhirove, derisa Ukraina zë pozitën e dytë me shtatë sosh.