0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Anglia: NATO nuk ka bërë mjaftueshëm për sigurinë e vendeve në 15 vitet e fundit

- Advertisement -

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka deklaruar se NATO nuk ka bërë mjaftueshëm gjatë 15 viteve të fundit.

“NATO nuk ka bërë mjaftueshëm për sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes dhe zhvillimeve teknologjike ushtarake gjatë 15 viteve të fundit”, tha Truss, duke shtuar se Rusia ka “shkatërruar arkitekturën e sigurisë në Evropë”.

Truss tha se rusët kanë nënvlerësuar unitetin e Perëndimit në përgjigjen e tyre ndaj krizës në Ukrainë. “Unë mendoj se ajo që ne kemi parë është se ata janë befasuar nga ashpërsia e sanksioneve,” tha zonja Truss, shkruan Skynews.

Ajo tha se rusët janë “shumë shumë të befasuar” me mbrojtjen e Ukrainës.
Ndërkohë theksoi se ka inkurajuar Indinë të qëndrojë kundër Rusisë, duke pranuar se vendi ka “një nivel” të varësisë ekonomike nga Rusia.

Por çfarë po ndodh në Ukrainë?

-Rusia thotë se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve – kjo vjen disa ditë pasi përpjekjet e ngjashme në Mariupol dështuan pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord, sipas Ukrainës

-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi një sulm rus të dielën në Irpin vrau një familje të re.

-Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.

-Ka pasur bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv.

-Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë në mes të pushtimit rus.

-Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008 pasi SHBA tha se po diskutonte një embargo të mundshme ndaj furnizimeve ruse me aleatët e saj./abcnews.al

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit