0.7 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Anglia mposht Uellsin, vazhdon në fazën tjetër të Kupës së Botës

- Advertisement -

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar plasmanin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

“Tre Luanët” fituan 0:3 kundër Uellsit duke siguruar kualifikimin nga pozita e parë e Grupit B.

Përkundër dominimit të Anglisë, gola nuk kishte në pjesën e parë të takimit.

Në fillim të pjesës së dytë, Rashford hapi serinë e golave në minutën e 50-të. Dy minuta më vonë Foden dyfishoi shifrat.

Marcus Rashford u përkujdes për golin e dytë personal dhe të tretin për anglezët në minutën e 68-të.

Kësisoj, nga Grupi B, Anglia kalon tutje nga pozita e parë me shtatë pikë. ShBA-ja ka pesë pikë. Irani tri pikë, kurse Uellsi i fundit me një pikë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit