10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Anglia me përmbysje të madhe kalon në çerekfinale, Sllovakia eliminohet nga Euro 2024

- Advertisement -

Tre Luanët ndonëse nuk patën paraqitje të mirë, arritën të shënonin dy gola për të evituar një dështim të madh.

Pjesa e parë e takimit i takoi Anglisë sa i përket posedimit të topit, por raste më të mira pati Sllovakia, ku edhe arriti deri te goli.

Ivan Schranz shënoi për 1:0 në minutën e 25-të, kur u asistua bukur nga Strelec pas një kundërsulmi të shpejtë.

Gola më në 45 mintuat e para nuk pati, me pjesën e parë që u mbyll me epërsinë 1:0 të Sllovakisë.

Me të filluar pjesa e dytë e takimit, Anglia shënoi me anë të Foden, por goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Anglia po e kërkonte barazimin me çdo kusht, por edhe përkundër posedimit nuk arrinte të krijonte raste të rrezikshme.

Rasti më i rrezikshëm i tyre ishte kur Rice e goditi shtyllën, por rezultati mbeti i pa ndryshuar.

Kur të gjithë menduan se Anglia po eliminohej nga Evropiani, në skenë doli Jude Bellingham, me gol akrobatik në minutat shtesë, për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Në minutën e parë të pjesës së parë të vazhdimeve, Anglia arriti ta përmbyste rezultatin.

Ishte Harry Kane që shënoi lehtësisht me kokë, pas asistimit të Ivan Toneyt, për rezultatin 2:1.

Deri në fund të takimit më ndryshim në rezultat nuk pati dhe Anglia tani është në çerekfinale të Evropianit, ku do të përballet me Zvicrën, ndërsa Sllovakia e përfundon këtu rrugëtimin e saj në EURO 2024.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit