Pas gjashtë ndeshjeve, Anglia më në fund ka arritur ta shijojë fitoren ndaj Italisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Tre Luanët” triumfuan me rezultat të ngushtë 1:2, në derbin që ishte tejet interesant nga minuta e parë.
Jude Bellingham rrezikoi fillimisht duke tentuar me një goditje nga distanca, por Donnarumma me një pritje të bukur ia mohoi golin.
Ishte mesfushori Declan Rice që shënoi pas një topi të kthyer nga gjuajtja e devijuar e Kane për t’i dhënë epërsinë Anglisë.
Ndërsa, zhvillohej minuta e 41-të me Giovanni di Lorenzo që preku topin me dorë brenda zonës duke shkaktuar penallti, nga e cila i pagabueshëm ishte Harry Kane.
Me këtë gol, Kane gjithashtu u bë golashënuesi numër një në histori të “Tre Luanëve”.
Në pjesën e dytë, Italia e nisi shumë më mirë duke arritur ta ngushtojë epërsinë me Mateo Retegui që shënoi nga afërsia pas një asistimi perfekt të Lorenzo Pellegrinit (56′).
Anglia mbeti me 10 lojtarë në fushë në minutën e 80-të pasi Luke Shaw u ndëshkua me karton të kuq si pasojë e dy kartonëve të verdhë, mirëpo Italia nuk arriti ta fitojë se paku një pikë.
Me këtë fitore, Anglia renditët e dyta në grupin C me tre pikë, derisa Italia në vendin e parafundit pa pikë.