“Tre Luanët” janë në avantazh 3:0 pas 45 minutave të para ndaj Iranit në stadiumin “Khalifa International Stadium”.
Bellingham zhbllokoi shifrat në minutën e 35-të duke ia dhënë epërsinë e parë anglezëve.
Tetë minuta më vonë, golin e qetësisë e shënoi Saka me vollej në minutën e 43-të.
Epilogun e fraksionit të parë të lojës e vulosi Sterling në minutën e parë shtesë.
Gjyqtari kryesor i përballjes dha 14 minuta lojë shtesë në pjesën e parë, për shkak të një lëndimi të rëndë të portierit iranian që u desh të zëvendësohej.
Ai u përplas kokë më kokë me bashkëlojtarin e tij. Ndodhi ajo në minutën e tetë.