26.7 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Anglia kampione e Europës për U21, Gjermanisë nuk i mjafton goli i futbollistit me origjinë shqiptare

- Advertisement -

Anglia është kampione e Europës me grupmoshën U21.

“Tre Luanët” e rinj arritën që në finale ta mposhtin Gjermaninë U21 me rezultat 3:2 pas vazhdimeve.

Harvey Elliott kaloi anglezët në epërsi qysh në minutën e pestë të ndeshjes.

Hutchinson e dyfishoi avantazhin e “Albionëve në të 24-tën.

E futbollisti me origjinë shqiptare, Nelson Ëeiper arriti të shënonte në fundin e pjesës së parë për 1:2.

Në të 61-tën, Nebel realizoi për 2:2, e që ishte edhe epilogu i kohës së rregullt.

Me të nisur vazhdimet, Anglia arriti të kalonte në epërsi me Roëe.

Deri në fund, më nuk pati rrjeta të tundura dhe goli i Roëe ia dha titullin e kampiones së Europës për U21 Anglisë.

Të ngjashme

Të fundit