Home Lajme Botë Angli, cigare elektronike falas për personat që duan ta lënë duhanin

Angli, cigare elektronike falas për personat që duan ta lënë duhanin

0
Angli, cigare elektronike falas për personat që duan ta lënë duhanin

Në deklaratë theksohet se programi në fjalë është i pari në botë dhe në këtë kuadër u tha se përafërsisht 1 në 5 duhanpirës në Angli do t’i ofrohet një komplet elektronik fillestar i cigareve, si dhe mbështetje në sjellje për t’i ndihmuar ata të lënë këtë zakon.

Duke kujtuar se qeveria është angazhuar të ulë normën e duhanpirjes në Mbretërinë e Bashkuar në nën 5 për qind deri në vitin 2030, u tha se do të ofrohen stimuj financiarë për të ndihmuar gratë shtatzëna ta lënë duhanin.

Nga ana tjetër, në deklaratë thuhet se në Britaninë e Madhe pinë duhan 5.4 milionë njerëz dhe kjo situatë vazhdon të jetë shkaku më i madh i sëmundjeve dhe vdekjeve të parandalueshme dhe sipas të dhënave të fundit vlerësohet se 1 në 4 nga të gjitha vdekjet e lidhura me kancerin shkaktohen nga pirja e duhanit.

 

Exit mobile version