26.2 C
New York
Saturday, July 19, 2025

Buy now

Angelina Jolie zemërthyer! Vajza e aktores së famshme largohet nga shtëpia, nis bashkëjetesën me të ‘dashurën’ (Foto)

- Advertisement -

Angelina Jolie thuhet se nuk është ‘e qetë’ për të bijën, Shiloh, e cila së fundmi ka vendosur që të jetojë me shoqen e saj të ngushtë dhe të ‘dashurën’ e përfolur, Keoni Rose.

Shiloh ndan një dashuri për vallëzimin me Keoni, e thuhet se pikërisht kjo ka qenë mënyra se si janë takuar dhe më vonë kanë nisur aludimet për një lidhje me njëra-tjetrën.

“Daily Mail” shkruan se vajza e dy aktorëve të famshëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, është ‘zhvendosur përkohësisht’ me të dashurën e saj në një apartament të përbashkët në Los Angeles.

Sipas një burimi për median, dy vajzat ‘po jetojnë së bashku këto javët e fundit’. Shiloh dhe Keoni u panë së fundmi jashtë apartamentit teksa po ecnin drejt makinës së Rose, që ishte e parkuar.

Nga ana tjetër, burime të brendshme kanë zbuluar se aktorja e famshme është duke kaluar një periudhë të vështirë me zhvillimet e fundit.

“Nuk ka asnjë mënyrë që Angelina të jetë e qetë për këtë. Ajo pëlqen t’i ketë fëmijët pranë”, ka thënë burimi për “Daily Mail”.

Të ngjashme

Të fundit