Home Rozë Angelina Jolie tregon si e la duhanin: Pija dy pako në ditë

Angelina Jolie tregon si e la duhanin: Pija dy pako në ditë

0
Angelina Jolie tregon si e la duhanin: Pija dy pako në ditë

Angelina Jolie ka zbuluar se dikur konsumonte dy pako cigare në ditë, por roli i saj si Lara Croft në “Tomb Raider” e detyroi të ndryshonte mënyrën e jetesës.

Gjatë një bisede në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, aktorja 49-vjeçare tregoi se për t’u përgatitur për filmin e vitit 2001 iu nënshtrua një regjimi të rreptë stërvitjeje.

“Duhej të ndryshoja plotësisht shëndetin dhe jetën time”, tha ajo, duke shtuar se me kalimin e kohës, nuk dëshironte më asgjë tjetër përveç ushqimit të mirë, ujit dhe gjumit, shkruan DailyMail.

Pasi xhirimet përfunduan, Jolie hoqi dorë nga pirja e duhanit. “Nuk e kam bërë më… mirë, ndoshta një ose dy herë”, pranoi ajo.

Gjatë festivalit, ylli u nderua me çmimin Maltin Modern Master dhe emocionoi publikun teksa foli për nënën e saj të ndjerë, Marcheline Bertrand, e cila gjithmonë e mbështeti në karrierën e saj.

“Ajo hoqi dorë nga ëndrrat e veta krijuese, por më ndihmoi të ndjek të miat”, tha Jolie, duke kujtuar se e ëma i shkruante letra personazheve të saj filmikë.

Në mbyllje, ajo përmendi rolin e saj të fundit si Maria Callas dhe u përpoq të imagjinonte se çfarë do t’i kishte shkruar nëna e saj këtij personazhi.

“Maria kishte shumë gjëra, por kurrë nuk pati dashurinë e një nëne”, tha Jolie, duke pranuar se ndjeshmëria dhe kujtimet për nënën e saj janë pjesë e thelbit të saj si artiste. /Telegrafi/

Exit mobile version