Angelina Jolie dukej rrezatuese teksa doli në Los Angeles të shtunën me djalin Konx, 14 vjeç.
Aktorja 47-vjeçare ishte veshur me një fustan të bardhë teksa bënte blerje bimësh me djalin e saj adoleshent, shkruan DailyMail.
Gjithmonë elegante, bukuroshja e kombinoi me veshjen e saj me një palë syze dielli me ngjyrë të errët.
Pamja e aktores veterane ishte mjaft e freskët dhe tërheqëse teksa tregoi tatuazhin e saj fisnor me shumë rreshta të lyer me bojë në krahun e saj të majtë, ndërsa kalonte kohë me djalin e saj.