22.2 C
New York
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

Angelina Jolie shkëlqen në ngjyrën bezhë rrugëve të New Yorkut bashkë me vajzën e saj

- Advertisement -
Angelina Jolie dukej elegante teksa doli në New York të shtunën.

Fituesja e çmimit “Oscar”, 48-vjeçare, e cila ka kaluar kohë në New York me fëmijët e saj, vuri në pah tonet e ngrohta të lëkurës në një kostum kafe të çelur dhe bluzë ngjyrë bezhë.

Ylli i filmit “Eternals” aplikoi një makijazh natyral me një buzë të butë ngjyrë pjeshke dhe i stiloi flokët e saj të drejtë me gjatësinë e shpatullave me pjesën pak jashtë qendrës, shkruan DailyMail.

Aktorja e “Maleficent” shoqërohej nga vajza e saj Vivienne, 15 vjeçe, e cila dukej rehat me një palë pantallona ngjyrë bezhë dhe një bluzë dhe atlete.

Adoleshentja i kishte tërhequr flokët e saj ngjyrë kafe të çelur në një bisht dhe dukej se ishte pa makijazh.

Dyshja u panë duke mbërritur për një takim për shfaqjen e tyre të re në Teatrin “Broadway”.

Vivienne ka zhvilluar një interes për teatrin dhe ka punuar si asistente e nënës së saj, ndërsa dyshja punojnë për të sjellë një shfaqje në “Great White Way”.

Angelina ndan vajzën Vivienne me ish-burrin Brad Pitt së bashku me: Knox, 15 vjeç, Shiloh, 17, Zahara, 18, Pax, 19 dhe Maddox, 22 vjeç.

Ekipi nënë-bijë po përpiqet të prodhojë versionin skenik të klasikut të vitit 1967 të SE Hinton, “The Outsiders”.

Autorja, e lindur me emrin Susan Eloise Hinton, shkroi pjesën më të madhe të romanit popullor kur ishte vetëm adoleshente në shkollën e mesme në Oklahoma, kështu që duket e çuditshme që Vivienne është e interesuar t’i japë asaj një jetë të re.

Angelina dhe Vivienne janë takuar me autoren ndërsa vazhdojnë përpjekjet e tyre.

Regjisorja Danya Taymor, 34 vjeçe, është mbesa e fitueses së çmimit “Tony” dhe kandidates për “Oscar”, Julie Taymor, e njohur për sjelljen e muzikalit “The Lion King” në skenë.

Frances Ford Coppola e ktheu librin në film.

Filmi i vitit 1983 ndihmoi në nisjen e karrierës së: Tom Cruise, Matt Dillon, Ralph Macchio, Rob Lowe dhe Diane Lane.

Muzikali bëri premierën e tij botërore në “La Jolla Playhouse” në San Diego në shkurt.

Teatri është i njohur për lansimin e shfaqjeve të suksesshme.

Në një deklaratë për People, nëna krenare Angelina Jolie tha: “Viv më kujton nënën time pasi ajo nuk është e fokusuar të jetë në qendër të vëmendjes, por të jetë një mbështetje për krijuesit e tjerë”.

“Ajo është shumë e zhytur në mendime dhe serioze për teatrin dhe punon shumë për të kuptuar më mirë se si të kontribuojë”.

Nënë e bijë ndanë një buzëqeshje me njëra-tjetrën teksa u larguan nga takimi disa orë më vonë.

Vivienne qëndroi pranë nënës së saj ndërsa ato morën rrugën me një veturë që priste t’i kthente në hotelin e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit