Home Rozë Angelina Jolie po e vuan divorcin, i ka shkaktuar probleme të shumta shëndetësore

Angelina Jolie po e vuan divorcin, i ka shkaktuar probleme të shumta shëndetësore

0
Foto: PGA

Aktorja e njohur e Hollivudit, Angelina Jolie tash e disa vite ka përfunduar martesën e saj me aktorin Brad Pitt.

Angelina Jolie ka dhënë një intervistë për “WSJ Magazine” ku ka treguar për problemet me të cilat po përballet dhe planet e saj në të ardhmen.

Ajo ka treguar se trupi i saj po reagon keq në rastet e stresit dhe niveli i sheqerit po pëson ulje-ngritje në raste të tilla dhe për këtë ajo e ka lënë shkaktar divorcin.

“Vjen si pasojë e asaj që ndodhi pas divorcit tim. Kam humbur aftësinë për të jetuar dhe udhëtuar më lirshëm”, ka thënë ajo.

Gjatë intervistës Angelina ka treguar se nuk ka një jetë sociale dhe fëmijët e saj janë të vetmit miq në jetën e saj.

Miq dhe shoqe të saj ajo i ka konsideruar edhe katër refugjatet të cilat i ka takuar gjatë luftës.

Ylli i Hollivudit ka treguar se një ndër shkaktarët e stresit për të është edhe vetë Hollivudi.

“Nga të gjitha vendet në botë, Hollywood nuk është një vend i shëndetshëm”, ka shtuar ajo për “WSJ Magazine”.

Aktorja Angelina Jolie ka deklaruar se po tenton të largohet sa më shpejtë të mundet nga filmi dhe skenat e mëdha të filmit.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë prindër të gjashtë fëmijëve.

Exit mobile version