24.8 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Angelina Jolie ka një rol të ri, pritet të shfaqet në “Couture”

- Advertisement -

Aktorja e Hollywoodit, Angelina Jolie, po punon për një film të ri, por këtë herë nuk është në rolin e regjisores, siç ka qenë gjatë viteve të fundit përveç filmit “Maria”, por ka rolin kryesor në film.

Bëhet fjalë për “Couture”, një dramë që zhvillohet gjatë Javës së Modës në Paris dhe është drejtuar nga regjisorja Alice Winocour, për të cilën ky është filmi i saj i parë në anglisht.

Angelina Jolie (Foto: EPA-EFE)

Për çfarë flet filmi?

Filmi ndjek historinë e tre grave: regjisores amerikane të filmave Maxine (Angelina Jolie), modeles nga Sudani i Jugut Ada (Anyier Anei) dhe grimeres franceze Angele (Ella Rumpf), rrugët e të cilave ndërthuren në tërbimin e një eventi mode në Paris.

Secila prej tyre ka sekretet dhe ankthet e veta me të cilat duhet të përballet ndërsa punon prapa skenave në pasarela. Jeta e Maxine përmbyset kur zbulon se ka kancer në gji.

Përveç tyre, rolin e luan edhe aktori francez Louis Garrel. Ai njihet më së miri për rolin e tij kryesor në filmin “The Dreamers”.

Filmi del së shpejti

Në kastin përfshihen edhe Garance Marillier (Grave, Titane) dhe Finnegan Oldfield.

Filmi, i xhiruar në frëngjisht dhe anglisht, u prodhua nga CG Cinema (Charles Gillibert) dhe u shpërnda nga Pathe.

Po ashtu do të shfaqet premierë në shtator në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, dhe është planifikuar të dalë në kinema në tetor. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit