26.6 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Angelina Jolie: E dua Amerikën, por tani nuk e njoh vendin tim

- Advertisement -

Angelina Jolie foli për debatin mbi lirinë e fjalës që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Aktorja fituese e çmimit Oscar u pyet në një festival filmi në Spanjë gjatë fundjavës: “Çfarë keni frikë si artiste dhe si amerikane?”.

“Është një pyetje shumë e vështirë”, u përgjigj Jolie, sipas The Guardian.

“E dua vendin tim, por në këtë kohë, nuk e njoh vendin tim”, tha Jolie. “Gjithmonë kam jetuar ndërkombëtarisht, familja ime është ndërkombëtare, miqtë e mi, jeta ime”.

Ajo vazhdoi duke thënë: “Këndvështrimi im për botën është i barabartë, i bashkuar dhe ndërkombëtar. Çdo gjë, kudo, që ndan apo kufizon shprehjet dhe liritë personale të kujtdo, mendoj se është shumë e rrezikshme”.

“Këto janë kohë kaq serioze sa duhet të jemi të kujdesshëm që të mos flasim me lehtësi”, tha Jolie. “Këto janë kohë shumë, shumë të rënda në të cilat po jetojmë së bashku”.

Deklaratat e saj erdhën menjëherë pasi emisioni i natës vonë i Jimmy Kimmel u “pezullua pa afat” nga ABC, mes polemikave për komentet e tij të fundit mbi reagimin ndaj vdekjes së Charlie Kirk.

Jolie ishte në festival për premierën e filmit të saj të ardhshëm, “Couture”.

Të ngjashme

Të fundit