Aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie, teksa është shfaqur në emisionin e Jimmy Fallon i ka befasuar ndjekësit pasi është parë pa këpucë veshur.
Gjatë hyrjes së saj në skenë, ylli i kinematografisë u duartrokit nga publiku, por nuk shpëtoi pa u ngacmuar nga moderatori i cili e pyeti për këpucët.
“Të shohim këmbëzbathur, i harrove këpucët?”, iu drejtua Jimmy Fallon aktores me humor e ndërsa shpërthyen me të qeshura të dy.
Jolie shpjegoi se një aksident i ndodhur me gishtin e saj e ka detyruar të shfaqet kështu.
“E dini, unë theva gishtin tim dhe po kërkoja këpucën e duhur, por nuk munda ta gjeja”, tha Angelina Jolie.