Ish-Miss Albania, Angela Martini, ka rrëfyer ekskluzivisht për Daily Mail për incidentin që e bëri të famshme me Donald Trump gjatë konkursit Miss Universe 2011.
Gjatë një seti fotografik dhe konferencë për shtyp në New York, një fotografi e tyre duke u puthur qarkulloi në media dhe u bë virale, duke krijuar keqkuptime te publiku.
Martini, e cila përfaqësoi Shqipërinë në konkursin e bukurisë, sqaron se puthja ishte thjesht një moment i shkurtruar dhe i pafajshëm, një iluzion optik i kapur nga kamera: “Nuk ishte e vërtetë, por duket e çuditshme në fotografi sepse këndet e kokave dhe shprehjet e të tjerëve e bënin të dukej më intim sesa ishte”, tha ajo.
Në rrëfimin e saj, ish-Miss Albania kujton se Presidenti Trump e veçoi gjatë konkurimit dhe i kërkoi ish-presidentes së Miss Universe, Paula Shugart, të sigurohej që Martini të shkëlqente.
Martini përfundoi e gjashta në garë, ndërsa fituese u shpall Ximena Navarrete nga Meksika.
Martini tha se interaksionet me Trumpin dhe Melanian ishin gjithmonë respektuese: “Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të respektueshme me të. Nuk kam ndjerë kurrë atmosferë të keqe”.
Ajo shtoi se, pavarësisht gjykimit publik pas fotografisë virale, nuk lejoi që keqkuptimet të ndikonin mbi të.











