Ish-missi Angela Martini, i ka dhënë fund martesës së saj me partnerin, Drago Sulescu.
Kështu së paku ka raportuar mediumi ndërkombëtar TMZ, duke u bazuar në disa dokumente ligjore të siguruara nga stafi.
Sipas këtyre dokumenteve, modelja ka paraqitur të enjten kërkesën për divorc, pas shtatë vjetësh martesë.

Për më tepër, aty thuhej se Marini ka treguar se 24 tetori është data e ndarjes dhe si arsye ka shënuar formulimin standard “mospërputhje të pazgjidhshme”.
Çifti ka një fëmijë 3-vjeçar, Kyree Martini Sulescu dhe modelja kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike.

Ajo gjithashtu ka kërkuar që Drago, i cili është aktor dhe producent në Hollywood, t’i paguajë asaj pension bashkëshortor.
Angela dhe Drago u martuan në dhjetor të vitit 2017.
Bukuroshja u shpall Miss Universe Albania në vitin 2010 dhe përfundoi në vendin e gjashtë në garën botërore të “Miss Universe” po atë vit — rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë nga një përfaqësuese shqiptare në këtë kompeticion.


 
                                    




