14 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Angel Reese bën histori, basketbollistja parë që parakalon në pasarelën e “Victoria’s Secret”

- Advertisement -

Ylli i WNBA-së, Angel Reese, ka bërë histori duke u bërë atletja e parë profesioniste që ngjitet në pasarelën e famshme të “Victoria’s Secret Fashion Show”.

23-vjeçarja, që luan për Chicago Sky, mori pjesë në shfaqjen madhështore të mbajtur të mërkurën, ku krahas saj parakaluan edhe supermodelet Bella dhe Gigi Hadid, si dhe ish-“Engjëlli” i njohur, Adriana Lima.

Ngjarja e sivjetme shënon vazhdimin e ribrandimit të “Victoria’s Secret”, e cila pas një pauze gjashtëvjeçare është rikthyer me një vizion më gjithëpërfshirës, duke përfshirë në skenë modele transgjinore, shtatzëna dhe me forma trupore të ndryshme.

Duke folur pas shfaqjes, Reese tha se ky moment ishte një ëndërr e realizuar.

“E kisha manifestuar këtë moment. Vitin e kaluar isha në radhën e parë duke parë shfaqjen dhe postova në Instagram: ‘Një ditë do të jem modele e ‘Victoria’s Secret’. Nuk e dija se do të ndodhte kaq shpejt”, u shpreh ajo me emocion.

Me këtë paraqitje, Angel Reese jo vetëm që theu një barrierë në industrinë e modës, por edhe tregoi fuqinë dhe ndikimin e sportisteve në botën e showbizit dhe të modës.

Të ngjashme

Të fundit