Një ekspert i gjuhës së trupit ka zbuluar se Kate Middleton tani është fokusi kryesor i William-it, pasi pamjet treguan se Princi i Uellsit mbështet dhe kujdeset për gruan e tij ndërsa ajo i rikthehet angazhimeve publike.
Të martën, Kate dukej mahnitëse me një fustan ngjyrë vishnje, në përshëndetje me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani dhe të parën nga tre gratë e tij, Sheikha Jawaher, gjatë një ceremonie madhështore dhe spektakolare në Paradën e Rojeve të Kuajve në Londër.
Fotografitë nga ngjarja treguan se William kujdesej me shumë dashuri për Kate, teksa i vendoste dorën në shpinë ndërsa ajo ecte. Ky është nga angazhimet e para të Kate, që pas përfundimit të kimioterapisë.