-10.3 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

“Angazhimet e përbashkëta për sigurinë në Kosovë”, Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s

- Advertisement -

 

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus. “Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar presidentja Osmani, më 05.12.2024.

E para e Kosovës është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Bruksel.

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus. “

Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar presidentja Osmani, më 05.12.2024. E para e Kosovës është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Bruksel.Gjatë kësaj vizite ajo është takuar edhe me presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. Në takimin me këtë të fundit, presidentja Osmani ka “rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për një partneritet të ngushtë me Parlamentin Evropian, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për përparimin e integrimit të Kosovës në BE”.

“Gjatë bisedës, Presidentja Osmani e informoi Presidenten Metsola për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përfshirë sulmin terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës. Ajo nënvizoi lidhjet e qarta të Serbisë me këto sulme, duke përfshirë edhe aktin e agresionit të vitit të kaluar në Banjskë për të cilin ende nuk ka llogaridhënie”, ka njoftuar Zyra e Presidencës.

Osmani, siç njoftohet përmes komunikatës, ka theksuar se është thelbësore që autorët e këtyre krimeve të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit