2.4 C
New York
Saturday, February 21, 2026

Buy now

“Angazhim konstruktiv në avancimin e prioriteteve reciproke”: Brenda 24 orëve Pratipati takon Kurtin dhe Konjufcën

- Advertisement -

E ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, Annu Prattipati, ka qenë mjaft e angazhuar në 24 orët e fundit. Kjo pasi gjatë kësaj kohe, ajo iu ka shkuar në zyre kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit të Parë e Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Në njoftimet e ambasadës amerikane pas këtyre takimeve është treguar për temat që janë diskutuar.

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka bërë me dije se ShBA-ja pret angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke.

Ky vlerësim është thënë në njoftimin për takimin e diplomates amerikane me kryeministrin Kurti.

“Marrëdhënia SHBA-Kosovë mban potencial të fortë, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke të paqes dhe stabilitetit rajonal”, është thënë në njoftimin e ambasadës.

Ndërsa sot, diplomatja amerikane ka takuar kryediplomatin Glauk Konjufca.

Në njoftimin për media të ministrisë është thënë se në takim është diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në këtë takim të parë në detyrën e re, Zëvendëskryeministri Konjufca pranoi urimet nga znj. Prattipati dhe zhvilloi një bashkëbisedim të frytshëm, duke shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet dhe aspektet e interesit të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, është thënë në njoftimin e ministrit.

Më tutje, është thënë se shefi i diplomacisë kosovare në takim ka treguar objektivat e tij.

Zëvendëskryeministri Konjufca paraqiti vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nën drejtimin e tij në mandatin e ri. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja”, është thënë në njoftimin e MPJD-së.

Më pas, edhe ambasada e ka dhënë versionin e saj për takimin.

Në njoftimin e ambasadës është se në takim kanë diskutuar për forcimin e raporteve diplomatike në mes të SHBA-së dhe Kosovës.

Ne presim me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë, stabilitetin rajonal dhe diplomacinë tregtare”, është thënë në njoftimin e ambasadës.

Të ngjashme

Të fundit