8.2 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Anëtari i VV-së e uron ironokishit për punësimin e djalit, Totaj: Një person i vëmendshëm e përcjell urimin me kohë

- Advertisement -

Adonis Totaj është njëri nga pesë punëtorët më të ri të kompanisë rajonale për mbeturina “Ekoregjioni” në Prizren. I biri i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totajt, ka dalë i pari, me 70 pikë, në konkursin për pozitën “Koordinator i kujdesit ndaj klientëve”, njofton KlanKosova.tv.

Për këtë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Gashi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ia ka uruar ironikisht këtë pozitë të djalit Totajt.

“Një prind i mirë kujdeset që para martesës ta punësojë fëmijën e vet. Kryetar Shaqir Totaj, urime punësimin e djalit në Ekoregjion!”, ka shkruar Gashi.

Kjo nuk mbeti pa një përgjigje nga Shaiq Totaj, ai në postimin e Gashit ka komentuar duke thënë se i bën përshtypje kujdesi i Gashit për urimin e punësimit.

“Një person i vëmendshëm përcjell urimin me kohë, më bën përshtypje kujdesi juaj i nderuar”, ka shkruar Totaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit