0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Anëtari i shkarkuar i Bordit të RTK-së i gëzohet aktgjykimit të Kushtetueses: Urime për këtë fitore

- Advertisement -

Ish-anëtari i Bordit të RTK-së, Petrit Musolli, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se shkarkimi i bordit të RTK-së nuk ka qenë në harmoni me Kushtetutën dhe Ligjin e transmetuesit publik.

Ai tha se ata janë shkarkuar padrejtësisht dhe se ky vend i shpërfaq arrogancën pushtetit aktual.

Për më tepër sesa vendosjen e drejtësisë për ne ish-anëtarët e Bordit të RTK-së, të shkarkuar padrejtësisht, Gjykata Kushtetuese i vuri laurën arrogancës së pushtetit politik mbi pavarësinë e mediumit publik! Për më tepër sesa ofrimit të një satisfaksioni moral për ne ish-anëtarët e Bordit të RTK-së, të shkarkuar padrejtësisht, Gjykata Kushtetuese çimentoi barrierën kufitare mes pushtetit politik dhe pavarësisë së mediumit publik dhe garantoi sigurinë juridike për të gjithë pasardhësit e Bordit të RTK-së!”.

“Prandaj, uroj të gjithë anëtarët e sotëm e të nesërm të Bordit të RTK-së për këtë fitore, para së gjithash, për ta!”, ka shkruar ai.

Dje Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pabazë vendimin e Kuvendit në vitin 2021 për ta shkarkuar të gjithë Bordin e RTK-së. Kushtetuesja konteston nëse ka pasur bazë ligjore për shkarkim kolektiv të anëtarëve të Bordit, duke përmendur se kjo nuk specifikohet në ligjin për RTK-në dhe se çdo anëtar emërohet dhe vepron në kapacitetin personal. Gjithashtu, përmend komentet e Komisionit të Venecias, të cilat, sipas Gjykatës thonë se, shkarkimet kolektive të bordeve të transmetuesve publikë janë të mundura vetëm kur ato përcaktohen specifikisht me ligj.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit