22.1 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Anëtari i PDK-së në KQZ: Vendimi i sotëm i KQZ nuk është kushtetues

- Advertisement -

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka treguar se pse nuk e ka përkrahur vendimin e KQZ-së që 21 prilli të caktohet si datë kur do të votohet për largimin e kryetarëve në veri.

Ai ka vlerësuar se ky vendim i KQZ-së është ankti-kushtetues.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se abstenimi i tij në mbledhjen e sotme të KQZ-së ka qenë në përputhe me Ligjin për Zgjedhjet.

“Sot kemi trajtuar peticionin gjegjësësisht nënshkrimeve të qytetarëve serb në veri për t’u marrë mandatin 4 kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore! Kjo mundësi i’u është ofruar qytetarëve të udhëhequr nga Lista Serbe nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pushtetit Lokal përmes hartimit të një udhëzimi antikushtetues, të cilit KQZ si institucion i pavarur nuk i subordinohet. Ky udhëzim ka prodhuar ndërhyrje flagrante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

Ai ka deklaruar se për këtë çështje i subordinohet vetëm vendimeve të presidentes.

“Ne i subordinohmi vetëm vendimeve të Presidentes kurdo që ajo shpallë datën e zgjedhjeve. Bazuar në përvojen time që nga vitit 2010 në këtët institucion, bazuar në Ligjin për Zgjedhje dhe Kushtetutës së Kosovës ku thotë se KQZ është organ që administron zgjedhje, konsideroj se data e referendumit nuk mundë të shpallet nga KQZ, por nga Presidentja e Kosovës. Abstenimi im në këtë vendim është i bazuar në Ligjin mbi Zgjedhje dhe Kushtetutën e Republikës. Unë udhëhiqem nga parime që mbrojnë institucionin nga ndërhyrjet e jashtme dhe fuqishëm mbrojë të drejtën kushtetuese të KQZ-së”, ka shkruar Gashi.

Të ngjashme

Të fundit