Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Zvicër, Shaip Kadriaj, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, për deklaratën që ka bërë sot në lidhje me Gjykatën Speciale, ku edhe e thumboi ish-presidentin Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro.
Në një shkrim në Facebook, Kadriaj tha se askujt nuk i duhet një presidente si Vjosa Osmani.
Ai tha se Osmani doli në konferencë për media dhe në vend se të përshëndes rezolutën e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë kundër raporti të Dick Martyt, ajo e shfrytëzoi këtë hapësirë mediale që për inate dhe teke të saja politike dhe personale, t’i kundërpërgjigjet me inat iniciativës së kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e sulmuar kështu edhe presidentin Hashim Thaçi.
“Ajo sot tha se është dikush që ka bërë presion për t’u themeluar Gjykata Speciale, duke mos e përmendur emrin e Thaçit, pasi që duket se figura e tij e madhe, kësaj notere të Albin Kurtit po i paraqitet edhe në ëndërr. Kjo duhet ta ketë të qartë, që themelimi i Speciales ka qenë kërkesë ndërkombëtare dhe nëse nuk do ta themelonte Kosova, do ta themelonte Rusia dhe Kina. Dhe për fund, si mund ta themelonte me dëshirë një Gjykatë, dikush që po akuzohet vet dhe po mbahet padrejtësisht tash e gati 2 vite”, ka shkruar Kadriaj.
Tutje sekretari i PDK’së në Zvicër e ka quajtur të trishtuar reagimin e presidentes, duke thënë se janë Thaçi dhe shokët e tij që ia mundësuan asaj që të jetojë në Kosovë dhe të zgjidhet presidente.
“Sa i trishtuar ky reagim i presidentes, si nuk i shkon në mendje kësaj nuse të Kosovës, që UÇK dhe udhëheqësit si Hashim Thaçi e të tjerë, janë ata që ia mundësuan të jetojë në Kosovë dhe të zgjidhet presidente me mashtrime kundër Thaçit. Një gjë është e vërtetë, një njeri që tradhton mashtron shtëpinë e vet, siç mashtroj z.Osmani, LDK’në, nuk pritet ndryshe, kur e tradhton shtëpinë e saj nuk pyetet shumë as për Kosovën se lë më për tjera. Sa për dijeni edhe ne nuk harrojmë se bashkëpunëtorja e juaj e ngushtë, znj.Schwarz, ka dorëzuar dosje të shpifura në Gjykatën Speciale për liderët e UÇK’së”, ka shkruar në fund Kadriaj.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2913076208999777&id=100008922799135