5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Anëtari i LDK-së: Vëllai i deputetes Fitore Pacolli ka marrë 100 mijë euro grant nga ministria e Bujqësisë

- Advertisement -

 

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, i cili është Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së ka publikuar një video në profilin e tij në ‘facebook’ ku thotë se vëllai i deputetes Fitore Pacolli është shpërblyer me një grant prej 100 mijë eurove nga ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.

Pacolli ka publikuar edhe dokumente të dhënies së grantit nga ministria e Bujqësisë.

Pacolli ka rikujtuar edhe fjalimin e Kurtit ku thoshte se familjarët janë vetëm për dasma dhe ka bërë thirrje që Prokuroria të merret me rastin.

“Familjarët janë veç për dasma, thoshte Lëvizja Vetëvendosje para se me ardhë në pushtet. Ama, deputetja Fitore Pacolli e ka shpërbly vëllaun me grant gati 100 mijë euro, prej ministrisë së bujqësisë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit