15.7 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Anëtari i KQZ-së: Prokuroria të hetojë zyrtarët e këshillave që po e pengojnë votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë

- Advertisement -

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka reaguar ndaj pengimeve që po iu bëhet qytetarëve që kanë nevojë për asistencë gjatë votimit.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ndjekë dhe hetojë çdo zyrtar të këshillave të vendvotimeve që pengon votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë.

Në profilin e tij në “Facebook”, a ka shkruar se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutën ligjet dhe me rregullat e KQZ-së.

“I bëj thirrje Prokurorisë që të ndjekë dhe hetojë çdo zyrtar të këshillave të vendvotimeve që pengon votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë, përfshirë edhe rastet e votuesve që nuk dinë shkrim e lexim. E drejta e votës është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet në fuqi dhe me rregullat e KQZ-së”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit