8 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Anëtari i bordit të KOSTT-it: Ekzistojnë incizime, ndaj nesh donin të impononin politikat frikësuese të Mihalit

- Advertisement -

Anëtari i Bordit të KOSTT-it, Nebih Zariqi, pas publikimit të bisedave të koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka bërë një reagim.

Ai në një reagim të tijin në ‘Facebook’ ka pretenduar se si komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti më 5 gusht të 2021-ës kishte ftuar anëtarët e bordit të KOSTT’it në një takim me dyer të mbyllrua, nën pretendimin se diskutimi ka të bëjë me sekrete shtetërore.

Sipas tij, krejt çka është bërë nga ai takim është të diktoheshin politikat e Mhialit ndaj bordit.

“Pikërisht për shkak të këtyre korrespodencave Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me datën 5 gusht 2021 e fton Bordin e KOSTT-it në takim me dyer të mbyllura, me aludimin se diskutimi ka të bëj me sekret shtetëror e qe ne fakt asgje nuk kishte sekrete por donin ta friksonin  Bordin dhe te diktonin politikat nënshtruese-friksuese të Mihailit( ekziston inçizimi-zerimi i ketij takimi)”, deklaroi ai.

“Prapa skena e atij takimi ishin thashethemet e Genc Kunushecit, Ngadhnjim Jakupit dhe Dejona Mihailit. Ngadhnjim Jakupi ( sekretari)ishte shkarkuar nga Bordi i KOSTT, pikrisht për falsifikm dhe shtrembërim të diskutimeve që anëtaret e Bordit i bënin në mbledhje( ekzistojne inçizimet dhe proçesverbalet)”.

“Pra, kështu ka qenë strategjia e funksionimit të bordeve të kësaj Qeverie. Emrohen kinse të pavarur, por diktohen në çdo vendim që marrin.

Pasi që Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nuk arriti ta bind Bordin të funksionoj sipas direktivave të Qeverisë, zgjodhi rrugën tjetër defunksionimin e Bordit të KOSTT duke i shkarkuar njërin nga anëtaret me të dinjitetshem dhe profesional”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit