Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka mbërritur në Suedi për të nisur një udhëtim 24-orësh ku pritet të vizitojë edhe Finlandën, shkruan BBC.
Johnson do të takohet me liderët e të dy vendeve ndërsa ata do të shqyrtojnë nëse do të anëtarësohen në NATO dhe do të diskutojnë përgjigjen e Europës ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Që nga pushtimi i Ukrainës, Finlanda dhe Suedia kanë shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e aleancës pavarësisht historisë së tyre të gjatë të neutralitetit ushtarak.
Johnson pritet të mbajë një konferencë për shtyp në të dyja vendet përpara se të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.