18.1 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Anëtarësimi i Kosovës në NATO vlerësohet i largët

- Advertisement -

E mjegulltë është puna e grupit ndërministror të krijuar për angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO, rreth tre vite më parë. Qeveria në detyrë, nuk jep përgjigje për punën që ka bërë ky grup ndërministror. Në ndërkohë, po kritikohet që ka përkeqësuar pozitën e Kosovës drejt kësaj aspirate.

Nisja e luftës Rusi – Ukrainë, kishte vënë në lëvizje ekzekutivin kosovar.

Në kuadër të përshpejtimit dhe shfrytëzimit të momentumit për anëtarësim në NATO, u krijua një grup ndërministror.

Mirëpo për këtë grup, nuk u dha më asnjë detaj rreth përbërjes apo ecurisë së punimeve.

Një gjë e tillë, nuk është bërë e ditur për tëvë1 as tani nga ana e ekzekutivit kosovar në detyrë.

Përkundër kësaj përpjekje, po vlerësohet se Kosova vetëm sa ka përkeqësuar pozitën e saj për të arritur deri tek anëtarësimi në NATO.

“Qeveria jonë ka krijuar raporte jashtëzakonisht të këqija me faktorët vendimmarrës për anëtarësim në NATO, e para. E dyta, janë katër shtete anëtare në NATO, që nuk na njohin fare si shtet. Dhe derisa nuk eleminohen këto probleme, anëtarësimi në NATO është larg. Megjithëse, parakushtet Kosova i ka shumë të mira, ndoshta shumë më të mira se kushdo tjetër për anëtarësim në NATO. Dhe cilat janë ato parakushte; krizat globale ia kanë hapë dyert Kosovës për anëtarësim me hapa të përshpejtuar në NATO”, thotë ish-koloneli i FSK-së, Hysen Gecaj.

Si thelbësore në këtë drejtim, konsiderohen pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, ndaj të cilave duhet të jetë fokusi i institucioneve të vendit.
“Pranimi formal i ushtrisë sonë në NATO, mendoj se është i lidhur me këto pesë shtete që s’na kanë njohur, gjë që uroj ta bëjnë sa më shpejtë. Vetëm atëherë, mendoj se do të jetë një formalitet i shpejtë dhe do të realizohet dëshira dhe ëndrra jonë shumëvjeçare, por edhe shumë e nevojshme për sigurinë tonë duke pasur parasysh rrezikshmërinë e hapur që e kanë armiqtë tanë”, vlerëson ish-ushtaraku Ismet Ibishi.

Domosdoshmëria e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike, është theksuar në vazhdimësi nga krerët e shtetit në takime me akterë ndërkombëtar.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Jashtme, si anëtare të këtij grupi punues, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kronikës. /Teve1/

Të ngjashme

Të fundit