Home Lajme Aneksi i Ohrit: Neni që flet të kundërtën e asaj çka kërkoi Kurti dje në Shkup

Aneksi i Ohrit: Neni që flet të kundërtën e asaj çka kërkoi Kurti dje në Shkup

0
Aneksi i Ohrit: Neni që flet të kundërtën e asaj çka kërkoi Kurti dje në Shkup

Kryeministri Albin Kurti, kërkoi dje në Shkup se ‘integrimi i Kosovës në BE, të mos penalizohet shkaku i Serbisë.

 

“Unë e kuptoj që Bashkimi Evropian, e ka në thelb zgjerimin fqinjësinë e mirë. Mirëpo edhe ata duhet të na kuptojnë neve, që nuk është kollaj të normalizojmë marrëdhëniet me dikë i cili  nuk e ka as Perëndimin dhe as demokracinë fort për qejf”, deklaroi dje Kurti para konferencës Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimi më i shpejtë në BE”.

Por, nga Aneksi i Ohrit, ose siç quhet shpesh me emra të tjerë si për shembull ‘Plani Implementues’ ose edhe ‘Plani i Zbatimit’, në nenin 3, sanksionon pikërisht të kundërtën e asaj që thotë kryeministri Kurti.

Sipas nenit 3 të Aneksit të Ohrit të cilin e kanë pranuar kryeministri Kurti dhe Vuçiqi, Kosova dhe Serbia ‘e kanë parasysh se Marrëveshja e Brukselit dhe Plani i Zbaimit bëhen pjesë integrale e proceseve të anëtarësimit në BE’.

‘Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët e kanë parasysh se, menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësuesi i BE-së do të fillojë procesin për t’i ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë, për t’i konsideruar detyrimet e reja të Serbisë, që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi”, thuhet në nenin 3 të Aneksit.

1.Aneksi është një pjesë integrale e Marrëveshjes.

2.Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

3.Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët e kanë parasysh se, menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësuesi i BE-së do të fillojë procesin për t’i ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë, për t’i konsideruar detyrimet e reja të Serbisë, që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi.

4.Palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si çështje urgjente.

5.Për të zbatuar Nenin 7, Kosova nis menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut, siç përcaktohet nga ndërmjetësuesi i BE-së.

6.Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues.

7.Për të zbatuar Nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë shpërndarje nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht.

8.Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

9.Rendi i paragrafëve të këtij Aneksi nuk e paragjykon rendin e zbatimit të tyre.

10.Kosova dhe Serbia pajtohen që të mos e bllokojnë zbatimin e asnjë prej neneve.

11.Të gjitha diskutimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

12.Kosova dhe Serbia pranojnë se mosrespektimi i obligimeve të tyre nga Marrëveshja, Aneksi ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

Në një intervistë që ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, pati dhënë në nëntor të vitit të kaluar për Politikon e kanal10, pati deklaruar se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi, janë pjesë e rrugës së Kosovës dhe Serbisë për integrim në BE.

“Nëse shikoni deklaratën e përbashkët të liderëve, ata shprehën pritshmërinë për Kosovën dhe Serbinë, që të përmbushin zotimet e tyre në zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim, dhe në ata vënë në pah se duan ta shohin këtë ‘pa parakushte dhe pa vonesa. Besojmë se Marrëveshja bazë dhe aneksi zbatues janë ligjërisht të detyrueshme. Këshilli i Evropës, e miratoi atë në konluzionet e tij.

BE njoftoi se në protokollet e anëtarësimit në BE për Serbinë, dhe MSA për Kosovën përfshihen obligimet e tyre, dhe nuk vihet në pikpyetje nëse këto detyrime janë të qëndrueshme”, deklaroi Hovenier në atë intervistë, pesë mesazhet nga e cila, mund t’i lexoni këtu!

Exit mobile version