14.4 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Android po nxjerr një sërë veçorish me Al për ta bërë telefonin tuaj më të zgjuar

- Advertisement -

Android po nxjerr një sërë veçorish të reja me Al për ta bërë telefonin tuaj edhe më të zgjuar dhe argëtues për t’u përdorur.

Nga veçoria “Expressive Captions”, te emojit, përmirësimet e Gboard, skanime dokumentesh e deri te Gemini.

Një nga përditësimet më interesante është “Expressive Captions”.

Kjo veçori përdor AI për të deshifruar kur dikush është duke pëshpëritur, duke bërtitur apo edhe duke rënkuar, dhe më pas t’ju tregojë ato tinguj si titra.

Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme kur shikoni video në situata të zhurmshme dhe mund të mbështeteni në titra, shkruajnë mediat e huaja.

Një tjetër shtesë e shkëlqyer është një përmirësim i aplikacionit Lookout për të dhënë përshkrime tepër të detajuara të imazheve.

Imagjinoni të bëni një fotografi dhe më pas të jeni në gjendje t’i bëni pyetje telefonit tuaj si “çfarë ngjyre është qielli” ose “çfarë ka në foto”.

Dhe për ata që duan të shprehin veten përmes emoji, Gboard ka disa truke të reja argëtuese.

Dhe nëse jeni dikush që mbështetet në Google Drive për të mbajtur kopje dixhitale të dokumenteve të rëndësishme, do t’ju pëlqejë funksioni i ri për skanimet.

Drive tani i bën skanimet tuaja edhe më të qarta dhe të lehta për t’u lexuar.

Gemini AI i Google po zgjeron gjithashtu shtrirjen me shtesat e reja, të cilat lidhen me aplikacione të njohura si Spotify dhe madje edhe me funksionet kryesore të telefonit tuaj.

Tani mund të përdorni Gemini për të luajtur muzikë bazuar në disponimin tuaj, për të telefonuar, për të dërguar mesazhe, për të vendosur alarme dhe madje për të kontrolluar kamerën tuaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit