6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Andrew Tate tha se do të donte të kishte një djalë me Dua Lipën, artistja e injoron deklaratën e tij

- Advertisement -

Ylli kontrovers i rrjeteve sociale, Andrew Tate, në një intervistë të para disa muajve e që tani pas arrestimit të tij ka filluar të qarkullojë me të madhe në internet, kishte deklaruar dashurinë e tij për një personazh të famshëm. Ai është një nga njerëzit më të urryer në internet aktualisht. Tate u dënua dhe u mohua nga të gjitha platformat kryesore të rrjeteve sociale për komentet e tij mizogjene dhe kontroverse.

Tate është dikush që është i famshëm për ndarjen e komenteve negative për femrat dhe kurrë nuk ka shprehur dëshirën e tij për t’u lidhur me ndonjë grua specifike. Ai mund të shihet shpesh me femra të ndryshme në fotografi dhe duke ekspozuar veturat e shtrenjta, shkruan SportsManor.

Tate ka deklaruar se është i dashuruar pas këngëtares së njohur shqiptaro-britanike, Dua Lipa.

Ai shtoi gjithashtu se dikur dëshironte të kishte me të një djalë gjysmë-shqiptar të fortë. Megjithatë, Andrew dyshoi se këngëtarja mund të ishte feministe, ndaj e hodhi poshtë këtë ide.

Në një intervistë të fundit, Tate u pyet për dashurinë e tij me të famshmit, për të cilën ai u përgjigj: “Kam parë një video të Dua Lipës shumë kohë më parë. Ajo ndodhej në Shqipëri duke bërë një valle tradicionale shqiptare. Mendoj se ajo do të mund të më jepte djem të fortë gjysm-shqiptarë – ndoshta do të zgjidhja atë”.

 

Por, kësaj deklarate nuk i ka reaguar as më parë dhe as tani artistja shqiptare Lipa, duke e injoruar plotësisht.

Kujotjmë se, ai u vu nën prangat e policisë rumune vetëm pak javë më parë nën akuzat për trafikim të qenieve njerëzore. /Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit