13.4 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Andoni: Qeveria e Kosovës po izolon me vetëdije vendin nga Shqipëria

- Advertisement -

Analisti politik Ben Andoni e sheh raportin mes Shqipërisë dhe Kosovës në një prej pikave më të ftohta të viteve të fundit. Ai fajëson dy faktorë kryesorë për këtë situatë: klimën politike në Tiranë dhe një qasje gjithnjë e më të izoluar të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, konjukturat aktuale në Prishtinë po e mbyllin vendin dhe po e largojnë me vetëdije nga bashkëpunimi institucional me Shqipërinë.

Ben Andoni: Kurti do të jetë protagonist absolut i gjithë shqiptarëve

Analisti politik, Ben Andoni në ”Click” të RTV21 tha se Albin Kurti nuk e pranon lehtësisht qasjen bashkëpunuese Shqipëri-Kosovë.

Sipas tij, Kurti synon të luajë rol dominues jo vetëm në politikën e brendshme kosovare, por edhe në hapësirën më të gjerë shqiptare.

“Në mendimin tim, Tirana zyrtare, me mundësitë e saj, duhej të punonte sa më mirë për Kosovën. Por, sa po kuptoj, Kurti këtë lloj gjuhe nuk do të donte ta pranonte. Kurti do të jetë protagonist absolut, jo vetëm i vendit të tij, por edhe i pjesës tjetër të shqiptarëve”, tha Andoni.

 

Të ngjashme

Të fundit