-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Andiola, dizajnerja që punon me kompani të huaja, pa vizë

- Advertisement -

Gjithnjë e më shumë, të rinjtë e Kosovës, po gjejnë rrugë e mënyra që të bashkëpunojnë me kompanitë e huaja, duke krijuar partneritete dhe bashkëpunim, pa shkuar jashtë atdheut.

Dizajni është lëmë që ia mundëson të riut të kyçet në tregun global me punën e vet, pa u larguar nga Kosova, një e tillë është edhe Andiola Rama, dizajnere e re dhe me perspektivë e cila shumë bashkëpunime i realizon me firma e kompani jashtë Kosovës.

Talenti i Andiolës, pasioni dhe kreativiteti ishin të mjaftueshme për vizën e punës së saj artistike.

Shkuarja jashtë vendit e të rinjve për punë, si plagë e moçme, po ripërsëritet viteve të fundit, duke krijuar situata pesimiste për të ardhmen, jo vetëm për familjet nga vijnë, por edhe për shtetin e ri, Republikën e Kosovës.

Ndonëse problemi i shpërnguljes së të rinjve është i shprehur edhe në rajon e më gjerë, por, ky fenomen brengosës shfaqet në kohën kur ka perspektivë për aftësim e punësim nga Kosova për tregun global.

Varësisht nga profesioni, shumë kompani vendore janë partnere dhe bashkëpunojnë me firma e korporata jashtë Kosovës, pa shkuar jashtë dhe pa kërkuar viza pune, as largim nga gjiri familjar.

Sikur dizajnerja Andiola, edhe shumë të rinj tjerë në fushën e arkitekturës, dizajnit, printimit, teknologjisë informative, programim, softver e shumë lëmi tjera, punojnë dhe ngrisin jo vetëm mirëqenien e vet, por edhe të familjeve të veta. Punojnë me kompani të huaja pa nevojë për viza.
https://www.behance.net/andiolarama?fbclid=IwAR14lQfaZrEmckMw9o4O9mSKN0X0fevbDcIIAaNqKNXAFqpfU1s9dQ47CLo

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit