Andi dhe Melisa janë çifti që doli nga Për’puthen 2.
Ndonëse Për’puthen akuzohet për jo origjinalitet, por për Andin dhe Melisën doli të jetë ndryshe.
Çifti simpatik po shijojnë lidhjen e tyre tash e një vit ku ata kanë bërë edhe planet për të ardhmen.

Të ftuar së fundmi në emisionin “n’Fermë” ata kanë treguar se planet e tyre janë që shumë shpejt ta çojnë lidhjet drejt altarit.
Madje Melisa ka treguar se i pëlqejnë traditat duke bërë me dije se do jetë një dasmë tradicionale.
Dyshja po ashtu kanë rrëfyer se kanë blerë një tokë dhe fillimisht do ta ndërtojnë një vilë e pas kësaj vijnë planet e martesës e të tjerat.
