4.5 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Ancelotti: Veç Mbappe e kaloi “provimin” mbrëmë

- Advertisement -

Carlo Ancelotti ka mbetur i zhgënjyer me lojtarët e tij pas humbjes së thellë nga Barcelona me rezultat 2:5 në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës.

Sidoqoftë, është një lojtar i Real Madridit që e kaloi “provimin” tek trajneri italian mbrëmë, në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite, shkruan “Express”.

“A kishte diçka të mirë në këtë lojë? Asgjë, përpos paraqitjes së Mbappes. Luajti mjaft mirë, bëri aksione të shkëlqyeshme, shënoi. Për pjesën tjetër, duhet ta harrojmë këtë lojë. Dhe, të shikojmë përpara”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp, duke e komentuar lojën me gjigantin katalunas.

“Duhet të përballemi me realitetin, nuk jemi mbrojtur mirë, ata na shënuan gola shumë lehtë. Nuk arritëm të punonim as kolektivisht e as individualisht, sepse humbëm shumë duele. Por, kështu e ka futbolli. Jemi të trishtuar dhe të dëshpëruar, e bashkë ndiejmë trishtimin e tifozëve tanë, por duhet të shikojmë kah e ardhmja sepse na presin sfida të tjera. Duhet të këndellemi dhe ta rimarrim veten”, shtoi trajneri italian.

“Mund të ndodh që të humbim ndeshje, por jo siç luajtëm në pjesën e parë. Mendoja se pas ndëshkimit me karton të kuq të Szczesnyt do të mund të riktheheshim në lojë, por as me superioritet numerik nuk ia dolëm të gjenim zgjidhje”, përfundoi Ancelotti.

Tash, Reali do të mundohet ta harrojë këtë humbje dhe të fokusohet në kampionatin spanjoll dhe në Ligën e Kampionëve, përmes së cilëve mund ta shpëtojë sezonin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit