Trajneri Carlo Ancelotti është ndarë i kënaqur me fitoren e çmendur ndaj Borussia Dortmund, ndërsa e lavdëroi Vini Jr duke e quajtur lojtar i rrallë dhe se e meriton Topin e Artë.
“Los Blancos” edhe pse ishin në disavantazh prej 0:2, arritën të bëjnë një rikthim mahnitës për të fituar me rezultat 5:2.
Pas ndeshjes, Ancelotti tregoi se nuk kishte fare panik edhe kur pësuan dy gola, ngase e dinte se do të riktheheshin.
“E morëm qetë (pjesën e parë). E ndryshuam sistemin dhe u rikthyem për të luajtur me më shumë intensitet”.
“Të flasësh për të shënuar tre gola do të dukej jo mirë, prandaj folëm për disa detaje të vogla si pasimet e mira, të fitojmë duele. Duhej ta fitonim dinamikën e lojës dhe nga aty e fiton lojën”.
“Ishim të turpshëm në pjesën e parë, ndërsa në të dytën bëmë më shumë kualitet, presion. Ishte pjesa e dytë më e mirë e sezonit”.
“Duhet të mësojmë nga kjo pjesë. Synimi është të fillojmë lojën kështu dhe të mos presim që të na japin dy gola. Nuk mendoj se mund të luajmë 90 minuta me intensitetin e pjesës së parë por mund të jemi më të balancuar”.
Ancelotti ndër të tjera është i bindur se Vini Jr, i cili realizoi het-trik do ta fitojë Topin e Artë.
“Çfarë mund të them se rrallë mund të shihni një lojtar të luajë siç bëri Vini në pjesën e dytë. Dhe jo vetëm për het-trik, por edhe për karakter, është i pabesueshëm”.
“Viniciusi do ta fitojë Topin e Artë, jo për atë se çfarë bëri sonte por vitin e kaluar. Këto tre gola do të numërohen për Topin e Artë të vitit tjetër, kjo është e sigurt. Është lojtar që fishkëllohet sepse e bën dallimin”.