![Ancelotti para “El Clasicos”: Mund të fitojmë gjithçka këtë sezon Ancelotti para “El Clasicos”: Mund të fitojmë gjithçka këtë sezon](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/05/anceloti.jpg)
“El Clasico” e radhës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës luhet në kuadër të Kupës së Mbretit, sfidë kjo që do të zhvillohet nesër mbrëma.
Dy rivalët më të mëdhenj në botën e futbollit, synojnë t’i shkojnë deri në fund kësaj garë, e dyta për nga rëndësia në Spanjë.
Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti është shprehur i lumtur se skuadra e tij është ende në garë në të gjitha frontet, ani pse Barcelona është ende larg në ligë. Strategu italian është optimist se skuadra e tij mund të fitojë të gjithë trofetë.
“Deri më tani kemi dy pikë më pak në ligë se vitin e kaluar, por nuk kishim arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe kishim humbur ndeshjen e parë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve. Jemi aty ku e meritojmë dhe tani vjen pjesa më e bukur, momenti më i rëndësishëm i sezonit. Mendoj se mund të fitojmë ende, por unë nuk jam magjistar”, ka thënë Ancelotti.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës luhet nesër mbrëma në “Santiago Bernabeu”.