0.1 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Ancelotti para “El Clasicos”: Mund të fitojmë gjithçka këtë sezon

- Advertisement -

“El Clasico” e radhës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës luhet në kuadër të Kupës së Mbretit, sfidë kjo që do të zhvillohet nesër mbrëma.

Dy rivalët më të mëdhenj në botën e futbollit, synojnë t’i shkojnë deri në fund kësaj garë, e dyta për nga rëndësia në Spanjë.

Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti është shprehur i lumtur se skuadra e tij  është ende në garë në të gjitha frontet, ani pse Barcelona është ende larg në ligë. Strategu italian është optimist se skuadra e tij mund të fitojë të gjithë trofetë.

“Deri më tani kemi dy pikë më pak në ligë se vitin e kaluar, por nuk kishim arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe kishim humbur ndeshjen e parë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve. Jemi aty ku e meritojmë dhe tani vjen pjesa më e bukur, momenti më i rëndësishëm i sezonit. Mendoj se mund të fitojmë ende, por unë nuk jam magjistar”, ka thënë Ancelotti.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës luhet nesër mbrëma në “Santiago Bernabeu”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit