Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë që edhe nëse Real Madridi eliminohet nga Arsenali nesër në Ligën e Kampionëve, një gjë e tillë nuk do t’i kushtojë me shkarkim.
Kampioni në fuqi i Evropës ka një deficit prej 3:0 nda ndeshja e parë dhe pritet ta ketë shumë vështirë në ndeshjen kthyese.
“Unë nuk mendoj se ndeshja kundër Arsenalit do të ndikojë në të ardhmen time te Real Madridi. Mezi po e pres të nesërmen”, ka thënë Ancelotti.
“Mbaje kokën të qetë, vazhdo përpara, nuk është ndeshja ime e parë e madhe… dhe shpresoj që të mos jetë edhe e fundit. Jam i emocionuar.”