Home Sport Ancelotti nuk i beson formës së luhatshme të Man Cityt këtë sezon

Ancelotti nuk i beson formës së luhatshme të Man Cityt këtë sezon

0
MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 01: Carlo Ancelotti, Manager of Everton speaks with Pep Guardiola, Manager of Manchester City ahead of the Premier League match between Manchester City and Everton FC at Etihad Stadium on January 01, 2020 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka minimizuar vështirësitë e fundit të Manchester Cityt, duke këmbëngulur se skuadra angleze mbetet një “skuadër shumë konkurruese” përpara ndeshjes së tyre në play-off të Ligës së Kampionëve.

Man City ka pasur një periudhë të vështirë, me lëndime dhe humbje që e kanë lënë në deficitin prej 15 pikësh pas liderëve të Ligës Premier, Liverpoolit.

Megjithatë, Ancelotti nuk po merret me formën e tyre të dobët këtë sezon.

“Ata patën një periudhë të vështirë, me lëndime dhe humbje, por tani, me sa kam parë, ata janë një ekip shumë konkurrues, si gjithmonë”, deklaroi Ancelotti.

Italiani e pranoi se fitorja e fundit e Man Cityt në FA Cup ndaj Leyton Orient nuk ishte bindëse, por ai është i fokusuar në panoramë më të madhe.

“Nuk kam asnjë dyshim që Man City është i fortë. Realiteti është ky, kur Man City na eliminoi, ata ishin kampionë; dhe anasjelltas. Jam i bindur se kushdo që fiton do të shkojë larg në garë”, deklaroi Ancelotti.

Exit mobile version