13 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Ancelotti nuk heq dorë: Kemi ende punë për të bërë, La Liga dhe Copa del Rey

- Advertisement -

Skuadra e Real Madridit mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht nga Arsenali në “Santiago Bernabeu”.

Carlo Ancelotti është në presion të madh pas kësaj disfate.

Megjithatë, pas ndeshjes trajneri italian tregoi se skuadra e tij ka ende punë për të bërë gjatë këtij sezoni. Ata janë në garë për të fituar dy tituj, La Ligan dhe Copa del Rey-n.

“Nuk e di a do jetë kjo ndeshja ime e fundit me Real Madridin në Champions League dhe s’dua as ta di.

“Ne kemi një sezon të mirë. Ne kemi ende La Ligan, Copa del Rey dhe Kupën e Botës për Klube”, u shpreh Ancelotti në fund të ndeshjes

Real Madridi pas dy jave do të luajë finalen e madhe të Kupës së Spanjës ndaj Barcelonës. Kurse në La Liga e vazhdon garën, pikërisht kundër Barcelonës.

Ancelotti mund të largohet në fund të këtij sezoni, por asgjë nuk është konfirmuar deri tani.

Të ngjashme

Të fundit